Blerim Kotobelli do të vijojë karrierën e tij në futbollin shqiptar dhe transferohet te një tjetër klub bregdetar.
Ish kapiteni i Teutës vetëm përpara pak javësh i tha lamtumirë klubit durrsak dhe zgjodhi të udhëtojë drejt Vlorës për t’u kthyer te Flamurtari ku ai është aktivizuar edhe më parë në karrierën e tij.
Blerim Kotobelli nuk ishte në planet e trajnerit të Teutës, Edlir Tetova dhe kështu ai vendosi t’i thotë lamtumirë kësaj skuadre për të gjetur marrëveshjen pikërisht me Flamurtarin që konfirmoi këtë lëvizje përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale.
Mirë se u ktheve në familjen kuqezi! Familja kuqezi mirëpret mbrojtësin Blerim Kotobelli, i cili do të jetë pjesë e Flamurtari F.C. në sezonin e ri-theksonte Flamurtari në njoftimin zyrtar të tij.










