Mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”. I tillë ka qenë vendimi i papritur, u deputetit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pak ditë pas zgjedhjeve.I sapo zgjedhur nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit. Ai thotë se për të është nder t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend dhe se rrethanat imponojnë të merr një vendim tjetër. “Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vlerësua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare”. “Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”, tha Florin Besimi. Ai thotë se ky vendim vjen në pajtueshmëri me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe në ditën kur janë shpallur kandidatët për ministra të rinj. “Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim. Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, shkruan Besimi. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi.
Mosmarrëveshje me kreun e partisë, deputeti shqiptar jep dorëheqjen
Tusk-Evropës: Nëse bie Ukraina, radhën e ka Polonia
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar të enjten se pavarësia e shtetit të tij do të rrezikohej, nëse Ukrainë do të detyrohej të...
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 400 mln euro pa praninë e Veliajt, PD:...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro. Në mbledhjen e ditës së sotme, mungoi kryetari i Bashkisë së...
Pas disa muajsh, thyen heshtjen drejtoresha e HR që u kap në “kiss cam”...
Kristin Cabot, drejtoresha e burimeve njerëzore që u bë virale pasi u kap duke u përqafuar në mënyrë intime me shefin e saj të...
Manchester City bën ofertën e çmendur për yllin anglez
Manchester City ka bërë një hap të madh drejt përforcimit të repartit të mbrojtjes, duke përgatitur një ofertë të lartë për qendërmbrojtësin e Newcastle...
Edi Rama shkoi t’i takonte të atin në burg, djali i Hashim Thaçit e...
Djali i sh-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të atit në paraburgimin e Hagës.
Përmes një postimi në...
Moska: Do të kërkojmë dëmshpërblim nga BE-ja për asetet
Në ditën e Këshillit Evropian që do të vendosë për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Banka Qendrore e Rusisë paralajmëron se do të...
Adriana Kalaja: Koha më dha të drejtë për vendimet e gabuara të PD, kam...
Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja e cila u zhgënjye nga lëvizja e deputetëve demokratë të cilët shprehen mbështetje për kandidaturën e Endri Shabanit...
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjidhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.
Ajo pason në këtë detyrë ish gjytaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Gjyqtarja...
Apeli i Posaçëm do të presë Kushtetuesen për masën e pezullimit për Ballukun, por...
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën...
Korreshi: S’mund të ketë seancë normale në Kuvend! Kam nxirje në të gjithë trupin,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, komentoi tensionet dhe kaosin e shkaktuar sot në Kuvend, gjatë seancës që zgjati vetëm një orë.
Korreshi tha se...




















