Ish-deputeti socialist, Fatmir Toci, është rikthyer në shtëpi, pas një lufte 55 ditore me Covid-19. Ish-deputeti, pasi u infektua me koronavirus, u izolua për 11 ditë por më pas pati nevojë për ndihmë mjekësore. Ai qendroi 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.Teksa falënderon mjekët e gjithë stafin e spitalit Covid2, ka dhe një mesazh e thirrje për miqtë e tij: Jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj! Postimi i plote i Toçit: PRANË FAMILJES, MË NË FUND Pas një lufte 55 ditore në kufijtë e të pamundurës me sëmundjen e rëndë të Covid-19 (11 ditë i vetëkarantinuar dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, sot besoj se kam dalë fitimtar dhe jam kthyer pranë familjes time të shtrenjtë, dashuria dhe përkujdesjet e së cilës ishin, padyshim, pjesë e rëndësishme e terapisë në luftën për mbijetësë. Falenderime pa fund dhe mirënjohje e thellë, aq sa fjalët janë të varfëra ti shprehin deri në fund, për personelin e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekët, infermierët, specialistët, sanitaret etj., në mënyrë të veçantë prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i këtij institucioni të destinuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga kthetrat e vd ekjes. Jam aq shumë i detyruar ndaj kujdesit dhe përkushtimit te tyre, sa që sot mund ta them pa hezitim e me bindje se nëse nëna ime e mirë më bëri kokën para 62-vjetëve, ata më rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur. Me qindra të afërm, miq, shokë, të njohur e të panjohur që kanë qenë afër meje gjatë kësaj periudhe me interesimin dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë, i falënderoj nga zemra, ma kanë lehtësuar gjendjen time shpirtërore psikologjike dhe më kanë dhënë kurajë e besim se do të dilja. Miqtë e mi kudo që jeni, jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj!
U prek nga Covid 19, shërohet ish-deputeti i PS
Dhunuan shitësin e tabakinos dhe i vodhën 1 mln lekë, arrestohet një person në...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje me dhunë të ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Kamzës.
Në kuadër të operacionit të...
Balla uron Servet Pëllumbin për 89-vjetorin: Një model i respektuar drejtimi në politikën shqiptare
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale 89-vjetorin e lindjes së profesor Servet Pëllumbit,...
Zbardhen dy raste të vjedhjes së bizneseve në Korçë, arrestohen dy persona
Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për vjedhje. Sipas policisë i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se...
‘Frustrimi’ dhe optimizmi i Trump: Ja pse ai është kaq i etur për t’i...
Donald Trump po përpiqet ta shtyjë Ukrainën të pranojë kushtet e planit të paqes dhe ëndërron një marrëveshje parimore deri në Krishtlindje. Frustrimi i...
Berisha thotë: ‘gabova por s’kam faj’
Nga Edona Bilali/
Zgjedhja e Avokatit të Popullit u kthye në një seancë turpi në Kuvend këtë të enjte. Një konkurs mes deputetëve opozitarë që...
Rusia kërcënon Evropën: Hakmarrje për asetet! SHBA: Negociata për garancitë ndaj Kievit
Bisedimet fillojnë me garanci sigurie, me Shtëpinë e Bardhë që premton të nënshkruajë një angazhim ligjërisht të detyrueshëm për të mbrojtur Ukrainën në rast...
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek...
Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka komentuar një episod ku sipas tij, agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë,...
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë! Flet...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapje të podkastit “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kalaur për gjykim çështjen e Belinda Ballukut dhe...
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të...
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë
Për shkak të protestës së fermerëve në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet. Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën...




















