Në seancën e tij të fundit për sesionin parlamentar që lamë pas, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi Kushtetutën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe riorganizimit të koalicioneve partiake parazgjedhore.Por fjalën e fundit për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2021 do ta thotë Këshilli Politik, i cili pritet të rimblidhet në shtator për të diskutuar mbi ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor. Partia Socialiste përmes kryeministrit Rama ka deklaruar se do të mbështes një hapje me të paktën 2/3 e listës, çka do të thotë se një të tretën e kandidatëve në lista do të vendosen nga partia.Ndërkohë që koalicioni opozitar përmes Lulzim Bashës janë deklaruar për hapje 100% të listave, duke ia lënë plotësisht zgjedhësve në dorë përzgjedhjen e deputetëve të ardhshëm në parlament me kushtin e vetëm që të mos preket formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore.Krahas këtij procesi, Partia Demokratike përgjatë gjithë verës është përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.Por a do të zhbënte procesin e nisur nga demokratët një hapje 100% e listave?“Në çdo rast, në çdo lloj sistemi që të kemi. Partia Demokratike do të paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit.Natyrisht që kjo do të bëhet në harmoni edhe me situatën që do të ketë parashikimi i Kodit Zgjedhor me koalicionet edhe me parashikimet që mund të vijnë si rezultat i reflektimeve,” u shpreh për Abc News Bujar Nishani, kreu i Këshillit Kombëtar në PD.Debati në Këshillin Politik pritet të përqendrohet kryesisht te çështja e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë që kanë ngelur edhe 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike ku shqiptarët do të thonë fjalën e tyre nëse do t’i japin një mandat të tretë maxhorancës aktuale apo do t’i hapin rrugë një rotacioni politik.
Nishani: PD do ketë në listë vetëm kandidatët e saj
“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri
Sot po zhvillohet promovimi i veprës letrare teksa të pranishëm kanë qenë dashamirës të letërsisë, përfaqësues të politikës, si edhe figura të njohura të...
Ish-ministri i Brendshëm flet për protestat e Berishës me molotov: Shenjë dëshpërimi!
Gjeneral Sandër Lleshaj i shikon protestat e dhunshme të Sali Berishës dhe veçanërisht sulmin me molotovë ndaj vilës së artistëve si një shenjë...
Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli:...
Sot shënohet dita e pestë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Funerali i liderit suprem Khameneit fillon sot, me tre ditë përkujtime. Ndërkohë...
Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve, Sula dhe Gjylameti: Zero tolerancë...
Çdo biznes apo individ që cenon sigurinë ushqimore do të ndëshkohet. Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula në takim me inspektorët teksa foli për reformën...
Pas shpalljes së kandidatit për President, LDK reagon ashpër ndaj LVV: Nuk reflektojnë përpjekje...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
LDK-ja thotë se qasja e VV-së nuk...
Kurti propozon Glauk Konjufcën për President: Nëse opozita ka kandidatë, i ndihmojmë me firmat...
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, LVV kandidon Glauk Konjufcën për president të Kosovës.
Njoftimi:
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat...
Caktohet ORA, Kosova tenton sonte të zgjedhë Presidentin e ri, por partitë nuk kanë...
Kuvendi i Kosovës është duke bërë përgatitjet përfundimtare për seancën që pritet ta mbahet sonte, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Me...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një...
Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka tërhequr gatishmërinë e tij për t’u vënë në dispozicion si kandidat...
Balla: Kuvendi ka të drejtë të ndryshojë komisionet parlamentare. Të hënën ridepozitojmë propozimin për...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Kuvendi ka të drejtën kushtetuese të ristrukturojë komisionet parlamentare. Në një intervistë për...
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Iranit ishte planifikuar fillimisht për mesin e vitit...
Ministri i Mbrojtjes i Israel, Israel Katz, ka bërë një deklaratë me peshë strategjike, duke zbuluar se operacioni ushtarak kundër Iranit nuk ishte parashikuar...




















