Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të se ksit u kurorëzuan me sukses. Bordeleve në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë – sidoqoftë me maska. Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet. Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve se ksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.Shkelje e parimit të proporcionalitetit Kontakti se ksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të se ksit kurorëzohen me sukses – trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleve. Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike. Jo vetëm kondom, por edhe maskë. Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike. Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë se ksit Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-se ksuale. Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të se ksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet. Pascha – bordeli më i madh i Evropës falimentoi. Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. “Pascha” në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan./DW/
Gjermania hap shtëpitë publike
Studimi: Të gjithë njerëzit në botë me sy blu kanë edhe një gjë të...
Nëse ndonjëherë keni menduar pse disa njerëz kanë sy blu, një studim shkencor mund të japë përgjigjen.
Në fillim, të gjithë njerëzit kishin sy ngjyrë...
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170...
Detyrimet e papaguara për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore gjatë vitit 2025 arritën në 263 milionë euro, ose afro 19 milionë euro më...
Austria i thotë “JO” SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për operacione kundër Iranit
Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e saj ajrore për operacione të mundshme kundër Iranit.
Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës...
Dash Sula dhe Blerina Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat e inspektimit në qarkun Shkodër
Në kuadër të forcimit të kontrolleve zyrtare, unifikimit të praktikave të inspektimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)...
Gravina dhe Buffon ikin, radhën e ka Gattuso/ Nga Conte te Inzaghi dhe Allegri,...
Momenti i së vërtetës ka ardhur. Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Ky ishte një hap i...
PS vijon riorganizimin e strukturave, Rama dhe Manastirliu në Njësinë Kashar: Shtojmë forcat në...
Tiranë, 2 Prill - Partia Socialiste e Tiranës ka vijuar procesin e riorganizimit të strukturave në kryeqytet, këtë herë në Lagjen 14 dhe Njësinë...
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes: Votën time e...
Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e...
“Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama në Asamblenë e PS-së: Sistem me...
Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partisë Socialiste, që u mbajt në njësinë numër 14 në Tiranë, për legalizimet.
Ai u shpreh se deri...
“Vijnë ca të tuajt dhe nuk lënë gjë pa thënë për të dëmtuar procesin”/...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste, foli për integrimin europian të Shqipërisë.
Ai tha se nuk ndodh në asnjë...
U largua dje nga detyra/ Reagon ish-kreu i Burgjeve, Klevis Qose: Mirënjohje për besimin...
Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, një ditë pas largimit nga detyra, duke ndarë një...




















