Teksa vdekjet nga koronavirusi në botë po i afrohen shifrës prej 1 milion, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuar për sëmundje ngjitëse, ka paralajmëruar kundër uljes së përpjekjeve për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive, u bëri thirrje njerëzve që ta kujtojnë se kjo ka një fund dhe se ne duhet të durojmë edhe pak derisa shkencëtarët të zhvillojnë një vaksinë kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri. Ajo çfarë ne nuk duam është që të detyrohemi të izolohemi nëse njerëzit nuk respektojnë rregullat kundër pandemisë dhe rastet e reja rriten, tha ai. Që prej se rastet e para me koronavirus u shfaqën në Kinë vitin e kaluar, në mbarë botën janë infektuar 32.4 milionë persona. Deri më tani, të paktën 985,000 persona kanë vdekur, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Megjithatë, shifrat reale të të infektuarve dhe të viktimave besohet se janë më të larta. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha më 25 shtator se zhvillimi i një vaksine potenciale kundër koronavirusit, kërkon edhe disa muaj. Andaj, sipas kësaj organizate, deri atëherë, vdekjet nga ky virus mund të arrijnë në 2 milionë ose më shumë, nëse nuk ndërmerren hapa për të ulur lakoren e infektimeve. Sigurisht që është e paimagjinueshme, por nuk është e pamundur, sepse nëse shohim se si ne humbën 1 milionë persona (nga koronavirusi) për 9 muaj dhe më pas shohim realitetin e zbulimit të vaksinave në 9 muajt e ardhshëm, është një detyrë e madhe për të gjithë të përfshirët në këtë, tha Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit për emergjenca shëndetësore të OBSH-së. Rritja e numrit të viktimave dhe të të infektuarve, sipas Ryan, mund të shmanget. Ai shtoi se masat si mbajtja e higjienës, mbajtja e maskës, e distancës janë të domosdoshme. Zyrtari i OBSH-së shtoi se testimet e shumta dhe karantinimi janë të domosdoshme.
Pasojat e Covid 19, ja parashikimi i OBSH
“Lojtari i Vitit” te Kombëtarja zgjidhet Gjimshiti, Rama i jep çmimin dhe nuk i...
Kryeministri Edi Rama ishte një ndër të ftuarit specialë në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, që po zhvillohet sonte në Teatrin Kombëtar të...
Situata mes BKH dhe Ramës, deklarata e Karamuços: Nuk ka ngërç, është çështje ligjore
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar sot të gjitha procedurat ligjore që krerët e BKH duhet të zbatojnë gjatë punës së tyre.
Bazuar në...
“Fillime të zjarrta dhe zhgënjime të papritura”, ja çfarë sjell kjo javë për të...
Astrologia e njohur Meri Shehu, në emisionin “Rudina”, paralajmëron një javë vendimtare për të gjitha shenjat e horoskopit.
Me hyrjen e Marsit në Bricjap më...
Për islamistët shqiptarë, që gjejnë “heronj” pas çdo sulmi terrorist të islamistëve
Nga Enver Robelli
Njëra nga metodat më perverse të islamistëve të nahijes shqiptare është kur, pas një sulmi terrorist të islamistëve, përpiqen të mbitheksojnë faktin...
Topi i Artë 2025/ Bekim Balaj fiton trofeun “Këpuca e Artë 2025”
Bekim Balaj është fituesi i trofeut “Këpuca e Artë 2025” për djem, për sezonin futbollistik 2024–2025.
Ky trofe përcaktohet mbi bazën e numrit të golave...
“Më quajti Nora e Kelmendit…” – Grida Duma tregon pse u largua nga PD...
Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur...
Spartak Ngjela : Berisha u shpall non grata nga SHBA për lidhje me Al...
Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA, për shkak të lidhjeve me forcat islamike...
Jared Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e një hoteli Trump në Serbi
Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, ka hequr dorë nga planet për ndërtimin e një hoteli me emrin Trump në Serbi, pas...
“O Bamir Topi, të vraftë Zoti, edhe Lul Bravës atje…” – Militanti i PD:...
Në çdo foltore të tij, ajo që të bie në sy është se rreth Berishës po mblidhen njerëz që nuk janë normal në artikulimet...
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 16 Dhjetor 2025
Dashi
Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret...




















