Prej pak ditësh Liga Profesioniste i ka dorëzuar qeverisë relacionin me katër kërkesat financiare për të ndalur bojkotin, por pavarësisht kësaj kampionati nuk ka ende gjasë për të nisur. Kjo pasi së fundmi Liga Profesioniste ka bërë me dije se bojkoti do të jetë në fuqi deri në plotësimin e katër kërkesave, ndërsa ka informuar se edhe këtë javë, ashtu si ajo e kaluara, skuadrat do të zbresin në fushë, por thjeshtë që kapitenët të lexojnë deklaratat e tyre. Njoftimi: Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë. Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit Loni Papuçiu të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve. Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi.
Vazhdon bojkoti i kampionatit, Liga Profesioniste bën njoftimin e radhës
Dokumenti sekret i tetorit 1990/ Ramiz Alia: Iniciativën e demokratizimit të vendit duhet ta...
“Lufta jonë nuk është e lehtë, por shumë e vështirë, ajo kërkon një mobilizim të madh të Partisë e të masave për t’ia dalë...
“Ta shohim gotën gjysmë plot”, Rama tryezë me ndërkombëtarët dhe autoritetet publike: Shqipëria ka...
Kryeministri Edi Rama është pjesë e Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë,...
Ministrja Spiropali nis sot vizitën zyrtare në Greqi, në fokus çështja e detit dhe...
Një fazë e re e marrëdhënieve pritet të nisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali nis sot një vizitë dyditore në...
Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për nëndrejtorin e Policisë së...
Burime mediatike bëjnë të ditur se është dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Masa është dhënë në kuadër...
Historia e pazakontë/ Miliarderi kinez është babai i qindra fëmijëve në Shtetet e Bashkuara...
Nëse je i pasur, mund të bësh çfarë të duash. Kjo fjali përmbledh historinë e pazakontë të një miliarderi kinez që do të ishte...
Kushtet e Kremlinit për paqen: Na duhet një ligj që ndalon anëtarësimin e Kievit...
Për herë të parë, edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjithmonë i kujdesshëm në komentet e tij mbi ndërmjetësimin e SHBA-së, duket se po...
“Do që të shpallet mbret”, batutat në distancë mes Edi Ramës dhe Armand Dukës
Ceremonia e “Topit të Artë” ishte një mbrëmje gala që u transmetua në Tv Klan dhe ku u ndanë çmimet më të rëndësishme sa...
OPERACION I SPAK dhe BKH te “Kodra e Diellit”/ Masë sigurie për drejtoreshën e...
Ndaj drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, SPAK ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve për abuzimeve me...
“Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli…”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi...
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka bindur disa deputetë të...
Parashikimi i motit për sot, 16 dhjetor 2025
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të...




















