David Alaba është një emër, që shpesh në të kaluarën është lidhur me klubet italiane, por vlera e kartonit të tij dhe kërkesat e Bayernit në fakt e kanë bërë një lojtar të paarritshëm. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike brenda pak muajsh, kur kontrata që e lidh mbrojtësin austriak me bavarezët do të skadojë. Siç raportohet nga Tuttosport, negociatat midis palëve nuk po çojnë në tym të bardhë rinovimi, ndaj klube të tjera pritet të përfitojnë nga situate. Mes tyre është edhe Juventusi. Në Torino e dinë se marrja e një lojtari si Alaba do të nënkuptonte injeksion të rëndësishëm cilësie dhe përvoje. Padyshim tërheq mundësia e marrjes së tij falas, kur kostoja e kartonit do të ishte rreth 70 milionë euro në kushte normale. Mundësia e blerjes së tij i intrigon shumë drejtuesit e Juventusit. Alaba është në focus të klubeve më të mëdhenj europianë, por mund të zgjedhë Italinë për shkak të lehtësimit të taksave. Për ta bërë lojtarin edhe më interesant, shërben fleksibiliteti i tij taktik. Ai shpërtheu si mbrojtës i majtë, por në vitet e fundit ka treguar se mund të luajë shumë mirë edhe si mbrojtës qendror. Kjo e bën atë një element potencialisht ideal për Andrea Pirlo, duke pasur parasysh se trajneri i Juventusit përqendrohet në një vijë mbrojtëse me katër lojtarë, që shndërrohet me tre në ndërtim e sipër.
Alaba i shkel syrin Juventusit
Starmer: Abramovich-it të ‘paguajë tani’ viktimat e Ukrainës ose të përballet me gjykatën
Kryeministri britanik Keir Starmer paraljmëroi sot se oligarku rus Roman Abramoviç duhet të "paguajë tani" viktimat e luftës në Ukrainë ose do të përballet...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Dhjetor 2025
Dashi
Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe...
Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare
Nga Eduard Zaloshnja
Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77%...
Spiropali takim me komunitetin shqiptar në Greqi: Të angazhuar për të arritur marrëveshjen për...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar me komunitetin shqiptar në Greqi, gjatë një pritjeje të organizuar në Athinë.
Kryetarja e Kuvendit theksoi angazhimin e...
Kombëtarja me mendjen tek Polonia: Shehu, Cana dhe Reja kanë besim për kualifikimin
Vëmendja e Kombëtares shqiptare është në sfidën gjysmëfinale të “Play Off”-it të Botërorit kundër Polonisë, që do të luhet më 16 mars në Varshavë.
Juljan...
VIDEO e RRALLË dhe e PANJOHUR – Dokumenti që paralajmëroi Ramiz Alinë për shenjat...
Ramiz Alia nuk e ka treguar kurrë faktin se dy javë para Lëvizjes së Dhjetorit, në zyrën e tij erdhi një dokument nga kundërzbulimi...
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Nga Besmir Semanaj
Sali Berisha doli sërish si gjykatësi suprem i Partisë Demokratike, duke shpallur “vija të kuqe”, duke ndarë fajtorë e të pafajshëm, duke...
Pjesëmarrja e ulët në protesta, Berisha: Kemi treguar ‘muskujt’, por s’kemi bërë mjaftueshëm për...
Me protestat e fundit ku pjesëmarrja edhe e militantëve lë për të dëshiruar, Sali Berisha thotë para Këshillit Kombëtar se deri më tani kanë...
SALIANJI bën i kundërpërgjigjet publikisht Berishës për akuzat mbi Suel Çelën: Nuk ka bërë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ndaj pretendimeve se ka zhvilluar një takim me Suel Çelën në Elbasan, duke i mohuar kategorikisht...
Sezoni i Bricjapit po vjen! Si do të ndikojë Dielli këtë periudhë tek ju
Kur Dielli hyn në shenjën e Bricjapit, zakonisht rreth datës 21 dhjetor, nis një fazë astrologjike që na fton të jemi më seriozë, më...




















