Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim” dhe të gjithë ata që do ta bëjnë një gjë të tillë ajo i cilëson kriminelë. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Kim paralajmëroi se kushdo që përpiqet të bjelë votën do të ndëshkohet. Nërkaq diplomatja amerikane ndau dhe një mesazh për votuesit shqiptarë. “Ka mjaft boshllëqe dhe mendoj se votuesit shqiptarë janë të mençur. E dinë se kush bën çfarë. Kur kërkoni ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ju kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në parlament, kush nuk duhet t’ju përfaqësojë. Ky person është dikush të cilit i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë vendin, nga Sekretari i Shtetit, për korrupsion madhor, ndaj mendoj që kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fatura dyqanesh që paguan, çfarëdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë. Dakord? Ndaj, mendoj se votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë. Kjo është një situatë ku mendoj se njerëzit kanë të drejtë të jenë të inatosur; kanë të drejtë të jenë të pakënaqur; dhe kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë llogari”, tha Kim në “Përballë”.
Kim: Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg
Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve
Nga Mero Baze/
Andi Bushati, disa ditë më parë, hiqte një paralele mes frymës represive të SPAK rreth paraburgimeve dhe frymës represive të qeverisë në...
Polonia publikon listën për Shqipërinë/ Robert Lewandowski në krye, surprizë një talent 17-vjeçar
Polonia ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve për përballjen ndaj Shqipërisë në muajin mars.
Trajneri Jan Urban ka përzgjedhur 25 futbollistë, ku në krye të...
Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, ekstradohen drejt shtetit...
Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasje.
Të...
Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë
Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar komandantët kryesorë ushtarakë një ditë pas emërimit të një ministri të ri të mbrojtjes.
Rodríguez tha...
NATO ka tërhequr të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak, sipas...
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se bëhet fjalë për “disa qindra” trupa të dislokuar në terren.
Ndërkohë, vende si Polonia,...
Qeveritë nisin kursimin për naftën/ Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën, agjencia ndërkombëtare apel...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po rrit gjithnjë e më shumë shqetësimin në botë, me shtrenjtimin e çmimit të naftës. Pasojat po...
Sylvinho, dilema për repartin e sulmit
Kur ka mbetur më pak se shtatë ditë nga përballja historike, play-off i Kupës së Botës, emocionet në kampin e kombëtares shqiptare sa vijnë...
Nga Hollywood-i në politikë/ Lavdëronte drejtimin e tij, si Chuck Norris ndihmoi Trump në...
Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, i cili ndërroi jetë sot, ishte një konservator i përjetshëm dhe mbështetës aktiv i kandidatëve republikanë...
Lufta e Tretë e Gjirit: i njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha
KJO ËSHTË LUFTA E TRETË E GJIRIT dhe shpërthimi i radhës i një konflikti, që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara morën rolin e...
Ku, për çfarë dhe kundër kujt do “kandidoni”?
Nga Ardi Stefa/
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): “Nuk ju duam në partinë tonë (time) personale.”
Ju shpallin të...




















