Nga ARTUR AJAZI/ Pas shumë vajtje-ardhjesh në selinë blu, duket se amerikanët kanë mundur ta bindin Lulzim Bashën, të “vrasë babain e tij politik”. Kjo ka ndodhur në fakt pas shumë “përpëlitjeve” dhe mëdyshjeve nga vetë Basha, pasi e kishte të qartë se, pas refuzimit, do të ishin ndoshta ata (amerikanët) që do të nisnin një kapitull të ri në marrëdhëniet zyrtare me atë forcë politike.Fillimisht,sidomos pas “falenderimit” nga ana e ambasadës dhe zonjës Kim, u krijua përshtypja se “kaq ishte e keqja, tani punët me SHBA janë vaj”. Dhe këtë mendim të krijuar fillimisht tek rrethi më i ngushtë i tij, që më pas u përhap nga vetë sekretarët e Lulit, ai u mundua ta servirë si “ndryshim kursi dhe amerikanizëm i pastër”. Për ata që e njohin mirë Partinë Demokratike, Berishën por më tepër Lulin, “amerikanizmi” në atë parti, ka qenë gjithmonë argument, kur e kanë parë punën “pisk”. Të gjithë e kujtojnë vizitën e Berishës në Washington, mesazhet euforike me të cilat ai erdhi nga Shtëpia e Bardhë, dhe pas pak muajsh fjalimin e ish-kreut të SHISH-it Gazidede në Parlament, (1997)ku arriti të akuzojë direkt SHBA-në dhe CIA-n, për “nxitjen e trazirave, hapjen e depove, rrëzimin e qeverisjes së PD-së”. Ishte një fjalim jo “pa doganë”, por me bekimin e Berishës, dhe dihet se si vajtën punët më pas me shqiptarët dhe Shqipërinë.Por sikur të mos kishte ndodhur gjë, pas përmbysjes me votë në 1997, Berisha dhe partia e tij kryen sërish një shkelje ligjore dhe kushtetuese, duke krijuar anarshi, me grushtin e shtetit të Shtatorit 1998. Dhe sërish ishin amerikanët, ata që i vunë “kufirin te thana” asaj partie duke i kujtuar se “pushtet me dhunë nuk njohim”. Pas asaj ngjarje, Berisha nisi të bëhej “amerikan”.Në çdo miting apo dhe aktivitet, tavolinat dhe sheshet (ishte porosi) mbusheshin me flamuj amerikanë. Ç’kishte ndodhur ? Pse pas sulmeve ishte kthyer “pllaka” dhe PD-ja ishte bërë “pro-amerikane” ? Natyrisht sepse Berisha synonte pushtetin. Vërtetë kujtoi se amerikanët e besuan se ishte i tillë ? Mjafton të kemi parasysh se “laku” nisi të mblidhej dalëngadalë, pa e kuptuar as vetë Berisha, derisa erdhi…”non-grata”. Por le të kthehemi te Basha, produkti politik i Berishës. Edhe ai duke ecur në gjurmët e “babait politik”, në shumë raste ka qenë më tepër lindor, “pro-rus” se “pro-amerikan”, më tepër ka qenë ekstremist i majtë se demokrat apo i djathtë. Spastrimi i partisë, bojkoti parlamentar, “djegia” e mandateve, sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve të BE-së, dhuna me molotov ndaj institucioneve (duke injoruar këshillat e SHBA), dosja me afera korruptive të mbyllura nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të larguar nga Vetting-u, lobingu me para ruse, kthimi i partisë në ishull të izoluar, dhe shumë skandale të tjera, duket se nuk janë shembuj të mirë, për ti thënë demokratëve dhe shqiptarëve se “tani unë jam pro-amerikan i thekur”. Kaq nuk mjafton, edhe sikur ta përjashtosh nga partia ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e saj, sepse në rast se nuk ke bërë kontrollin e vehtes, për të hapur debatin e madh brënda partisë, atëhere duhet të bindesh se je duke u kontrolluar nga të tjerët. E keqja më e madhe është, se ashtu si Berisha, edhe Lulzimi, kanë besuar deri në fund, se mund të luajnë me amerikanët siç kanë luajtur me partinë, se mund të mashtrojnë amerikanët siç kanë bërë me anëtarësinë, dhe nuk kanë parashikuar kurrë se dredhia nuk zgjat pafundësisht, apo “rruga e ngushtë gjithmonë të nxjerr në rrugën e madhe”.
A i besojnë vërtetë amerikanët Lulzimit ?
Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne
Nga Mero Baze
Referendumi për një “reformë në drejtësi” në Itali duket se po dështon. Ndryshimet thelbësore që propozoi Meloni kishin të bënin me organizimin...
Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?
Nga Ylli Pata
Protesta e 22 marsit e Partisë Demokratike kishte mjaft pritshmëri për disa arsye, pavarësisht zhvlerësimit të institucionit të protestës nga lidershipi i...
Trump: Bisedimet me Iranin filluan menjëherë pas kërcënimeve që do të bombardonim termocentralet
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën gjatë një eventi në Tenesi se rifilluan diskutimet me Iranin menjëherë pasi ai kërcënoi të bombardonte infrastrukturën...
Horoskopi javor: Një javë është shumë e rëndësishme për këto shenja të zodiakut
Kjo është një kohë transformimi të thellë të strukturave dhe themeleve afatgjata të jetës sonë në një shkallë kolektive. Përqendrohuni se si mund të...
“Enver Hoxha mori pushtet nga pamja e tij”, Spartak Ngjela: Diktatori nuk ishte lider,...
I ftuar në “Podcast me Grida Duma”, Spartak Ngjela u ndal te raporti mes pushtetit dhe asaj që ai e quan “eros politik”, duke...
Balla mbledh Asamblenë e PS në Kavajë: Molotovët e Sali Berishës duan të godasin...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...
Harta e re, ‘mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjendej...
Përfaqësues i Teheranit në bisedimet me SHBA? Reagon kryetari i parlamentit iranian
Irani ka pohuar edhe një herë se nuk ka zhvilluar bisedime me SHBA-në, pavarësisht pretendimit të presidentit amerikan Donald Trump se të dyja palët...
Del data e parë e përfundimit të luftës në Iran, bisedimet kryhen në Pakistan
Një burim izraelit raporton se, sipas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, SHBA kanë vendosur datën 9 prill si fund të luftës, duke lënë...
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?
Nga Kreshnik Spahiu
Ishte një mëngjes vjeshte i vitit 1996. Së bashku me një zyrtar të USAID-it po udhëtonim drejt Shkodrës për një projekt kundër...




















