Gjatë dekadës së fundit, Guangzhou Evergrande ka qenë një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në futbollin aziatik. Një superfuqi në nivel teknik dhe ekonomik, që ka dominuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga viti 2011 deri në vitin 2019, Guangzhou fitoi tetë Kampionate, dy Kupa, katër Superkupa dhe dy Champions aziatikë, i pari me Marcello Lippin në stol, i dyti me Felipe Scolarin. Një klub që është fokusuar shumë te “made in Italy”, duke çuar në Kinë lojtarë si Diamanti dhe Gilardino, si dhe Fabio Cannavaron, i cili si trajner fitoi kampionatin e fundit në vitin 2019. Përveç titujve të fituar, Guangzhou Evergargrabde ishte superfuqi në merkato. Ka blerë lojtarë si Paulinho (nga Barcelona për 42 milionë) apo Jackson Martinez (marrë për të njëjtën shumë nga Atletico Madrid), Talisca dhe Ricardo Goulart (19 dhe 15 milionë euro). Sot, megjithatë, situata në Guangzhou është shumë e ndryshme. Sipas Super Sport investimet kanë mbaruar dhe bashkë me to edhe kohët e mira. Skuadra aktualisht përbëhet vetëm nga lojtarë kinezë dhe rezultatet në fushë janë gjithnjë e më katastrofike. Guangzhou, në të kaluarën dominuese, u eliminua nga Championsi aziatik (zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuar në gjashtë ndeshje). Një dështim epokal. Por kjo nuk është e gjitha: Guangzhou gjithashtu rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, duke qenë aktualisht e treta nga fundi në renditje me vetëm 11 pikë në 18 ndeshje. Një cikël fitues që tashmë ka përfunduar, i cili rrezikon të përfundojë në mënyrë katastrofike.
Dikur blinte emra të mëdhenj si Paulinho e Jackson Martinez, sot pranë katastrofës
Deklarata e minutave të fundit, Trump: Irani është tërhequr nga plani ekzekutimeve
Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal...
Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA
Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75...
“E ndava mendjen kur u futa brenda…”, Ilir Vrenozi flet pas largimit nga shtëpia...
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.
Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë...
Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë...
DASH shpjegon zyrtarisht cilat shtete penalizohen nga pezullimi i vizave, mes tyre dhe Shqipëria:...
Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar...
1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe...
Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një...
Napoli nuk zhbllokohet as ndaj Parmës, vjen barazimi i tretë radhazi
Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë, nuk ka...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026
Dashi
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe...
Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino,...
“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”, Rama: Inteligjenën Artificiale po e përdorim...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë...




















