Skënder Hyseni, ish-kryenegociator për dialogun Kosovë-Serbi e cilëson absolutisht dinjitoz fjalimin e mbajtur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Euroipës. Në një intervistë për Euronews Albania, Hyseni u shpreh se raporti i Dick Marty, nga ka buruar rezoluta e miratuar 11 vjet më parë nga KiE, dëmton Kosovën dhe Shqipërinë. “E kam perceptuar si një fjalim absolutisht dinjitoz. Me një fuqi argumentimi të jashtëzakonshme dhe si të tillë e kam përshëndetur, madje e kam kualifikuar si trokitje në ndërgjegjen e Këshillit të Evropës. Përbërja aktuale e KiE mund të ketë ndryshuar me atë të vitit 2011, kur u aprovua raporti skandaloz dhe i turpshëm i Dick Marty, nga ka buruar dhe rezoluta që Kosovën dhe shtetin shqiptar i fajësonte për gjoja trafikim të organeve”, tha Hyseni. Sipas tij, fjalimi i Ramës pikërisht tani dhe jo me herët lidhet me faktin se Gjykata Speciale, që u themelua nga Kosova me qëllimin që të pastronte veten nga kjo akuzë kaq e rëndë, nuk ka asnjë referencë lidhur gjetjet e këtij raporti. “Për mua është absurde që një gjykatë që është themeluar që të hetojë raportin e Dick Marty, nuk u bën referencë gjetjeve të tij”, u shpreh Hyseni.
Home Lajme Aktualitet “Rama fjalim dinjitoz”, Skënder Hyseni: Raporti i Marty dëmton Kosovën dhe Shqipërinë
“Rama fjalim dinjitoz”, Skënder Hyseni: Raporti i Marty dëmton Kosovën dhe Shqipërinë
Shtëpia e Kombit-Film dokumentar që risjell historinë e luftës së Kosovës
Ky dokumentar vjen si një projekt i realizuar në bashkëpunim me emisionin ‘’Opinion’’ dhe Ministria e Kulturës, me synimin për të rikthyer në vëmendje...
Përjashtimi i Gretës nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, Selin përplaset me Juelën, banorja:...
Juela e ka akuzuar Selin se përjashtimi i Gretës erdhi prej saj. Nga ana tjetër Selin është shprehur se keqardhja e vetme që ka...
Dhëndri zëhollë i Berishës, 40 shtëpi dhe 12 komplekse vilash e pallatesh pa futur...
Nga Adriatik Doçi
Në gjykim për korrupsion dhe pastrim parash, me rreth 40 shtëpi, me kartel kompanish dhe me 12 komplekse vilash dhe pallatesh...
Brikena apo Gimbo, kush do të largohet sonte? Shumë ballafaqime dhe surpriza/ Ja ku...
Një televotim që ka përfshirë të gjithë banorët. Brikena apo Gimbo, kush do të largohet?
Me shumë ballafaqime dhe surpriza.
Për të zbuluar këto dhe shumë...
FATI YT/ Horoskopi 18 mars 2026
Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë...
Putin ‘i frikësuar’ pas vrasjes së Khameneit dhe Ali Larijanit, bllokon internetin në të...
Moska po përballet me një ndërprerje totale të internetit celular, një vendim i papritur dhe i panjoftuar, që autoritetet ruse e justifikojnë me “arsye...
Rithemelimi vdiq, Berisha vazhdon/ Muça: PD, një strukturë e madhe humbësish. Kthupi: Pas 2013...
ABC LIVE
Sondazh
Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?
PO
JO
Shiko rezultatet
Rithemelimi vdiq, Berisha vazhdon/ Muça: PD, një strukturë e madhe...
Pas anulimit të ‘Finalissima’, Argjentina do të luajë miqësore me Guatemalën
Pas anulimit përfundimtar të ‘Finalissima’ me Spanjën që ishte parashikuar të luhej në 27 mars në Katar, Federata Argjentinase e Futbollit nisi punën për...
Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!
Nga Skënder Minxhozi
Kjo është batuta më e fundit ironike që po qarkullon në rrjet në të gjithë botën, e drejtuar ndaj njeriut më...
Skandali i misrit të kontaminuar/ 104 ton misër i mykur hyn në treg, AKU...
Inspektorët e AKU Shkodër nuk respektuan urdhrin e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, të cilët që nga muaji nëntor ata duhet të analizonin çdo...




















