Qeveria pritet të marrë një vendim që drutë e zjarrit të tregtohen me të njëjtin çmim që ka qenë para luftës në Ukrainë. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi rama gjatë një takimi me qyetarët në Dropull. Ky vendim vjen pas rritjes stratosferike të çmimit të druve të zjarrit, në Shkodër dhe në Korçë. Nga 5 mijë lek që ishte vitin e kaluar këtë vit një metër kub kushton 7500 lek. “Nuk do t’i lëmë të rrisni çmimin e druve të zjarrit. Nuk do t’i lëmë! Ç’lidhje kanë drutë e zjarrit që kanë filluar me dyfishin e çmimit, me gjithë produktet e tjera, këtë unë nuk e di.Vendimi i qeverisë do të jetë që çmimi i druve të zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës. Këtu hynë në punë të bashkitë të cilat bëjnë ca kontrata të çuditshme”, tha Rama. Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri u ndal dhe në një problematik të shtruar nga blegtorët të cilët kërkuan që lejet e kullotave të jenë më të mëdha se afati kohori i një viti. Kreu i qeverisë pranoi se ky është një gabim dhe deklaroi se afatet e përdorimit të kullotave duhet dhe do të jenë më gjata. “Pastaj kjo e staneve është perlë. Tjetri thotë më jep 3-vite të rri në mal, ti i thua do rrish në vit. Kjo qenka një kryevepër, kush e ka menduar këtë që vetëm në vit, unë nuk e di, ose kur e kanë bërë kanë parasysh që ky të zbresë një herë në vit nga mali që të na japë ndonjë gjë ne nga ato të malit. Ne ku t’i gjejmë ata që thonë do iki do rri në mal, që ta mbajmë gjallë atë sektor, se kush do do shkoj në mal. Do shkojnë këta që rrinë me selfie, dhe me Kim Kardashian në telefon në orën e matematikës”, shtoi Rama.
Rama: Do ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit, do shiten si para luftës
FIFA zyrtarizon axhendën, Mesi dhe Jamal vendosen përballë për trofeun e “Finalissima”!
Spanja dhe Argjentina do të përballen të premten e 27 marsit, në ndeshjen që luhet për trofeun e “Finalissima”.
Përballja që premton emocione do të...
Mero Baze: Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia
Vulgariteti i betejës së sotme fizike në Parlament është një betejë e dëshpëruar fizike, në vend që të ishte një betejë politike superiore ndaj...
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë. Na jepni një...
Në zyrën e tij të mbushur me vepra arti, me trupin e madh të mbështetur në një kolltuk prej lëkure me ngjyrë të errë,...
“Nuk përjashtohet skenari i vrasjes”, dëshmia e Ilir Metës për “21 Janarin”: Ja çfarë...
Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dëshmuar sot para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij.
Sipas...
Vrasja e një mendjeje brilante: Misteri që rrethon ekzekutimin e shkencëtarit të njohur
Vrasja e profesorit Nuno F.G. Loureiro, një prej emrave më të respektuar në kërkimin global mbi energjinë e fuzionit, ka tronditur jo vetëm komunitetin...
2025-ta ishte i vështirë për ta, por këtyre 3 shenjave të zodiakut viti 2026...
Viti 2025 ndoshta nuk do të mbahet mend si një nga vitet më të mira, megjithatë ka një dritë në fund të tunelit për...
Dita e parë si kreu i SPAK, Braho bashkë me Prençin nesër në Kuvend...
Paraditja e së premtes pritet të vendosë përballë Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin jo një, por disa prokurorë të SPAK, të cilët do të...
LAJM I RREMË/ Kryepolicit ILIR PRODA nuk i është sekuestruar telefoni
Një lajm i pavërtetë qarkulloi sot në rrjetet sociale dhe në disa media, sipas të cilit SPAK dhe BKH kishin sekuestruar celularin e Drejtorit...
PREZANTIMI i Brahos/ Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK, zbulohet arsyeja!
Sipas ligjit nesër Klodjan Braho pritet të marrë detyrën në një ceremoni që drejtohet nga KLP.
Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në...
Grida Duma distancohet nga Salianji: S’guxojnë as alla Edvin as alla Ervin të më...
Grida Duma ka qartësuar pozicionin e saj në lidhje me akuzat nga drejtues të Partisë Demokratike se ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për...




















