Në prag të Krishtlindjes, mijëra emigrantë që jetojnë jashtë vendit po kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre. Porti detar i Durrësit po përballet me një fluks në rritje të udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga Italia. Dy ditët e fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar, më e madhja në vend për transportin detar, kanë hyrë në Shqipëri mbi 6000 persona dhe 1400 mjete. Për të përballuar fluksin është shtuar numri i lundrimeve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe numri i sporteleve nga ana e policisë. Dëshira për të qenë pranë familjeve është e madhe, po shumë prej tyre pranojnë se janë detyruar të jetojnë larg për të siguruar punë dhe të ardhura më të mira. Kjo e premte sjell në port 5 tragete, 4 prej të cilave nga Bari dhe një nga Ankona. Sipas kompanive të lundrimit, këtë fundviti ka një rritje me të paktën 15% të numrit të atyre që udhëtojnë me tragete drejt Shqipërisë, krahasuar me fundvitin e 2018-s, periudha para tërmetit dhe pandemisë të cilat ndikuan në rënien e lëvizjes së njerëzve për festa. Fluksi i lëvizjeve do të vijojë deri në mesin e janarit, kur të gjithë ata që erdhën do të kthehen në vendet e BE-së ku jetojnë.
Po vijnë emigrantët / Porti i Durrësit, i pari që pret fluksin nga Italia
Kryeministri Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më...
Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje...
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion...
Zbulim shkencor i veçantë, gjeten mijëra gjurmë dinosaurësh në Italinë Veriore
Një zbulim spektakolar ka ndodhur në një nga parkun kombëtar Stelvio në Italinë veriore, ku janë gjetur mijëra gjurmë të dinosaurëve që datojnë rreth...
Anulohen festimet e Vitit të Ri në Sidney, ku mbetën të vrarë 16 persona
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ndodhi në Bondi Beach, një nga plazhet më të njohura të Sidneit, ku një sulm i armatosur la...
Kosova nënshkruan marrëveshjen për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye nga prodhuesi amerikan
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm,...
Rama publikon pamje nga punimet për Sheshin Isa Boletini në Shkodër: Po u kthehet...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Sheshi “Isa Boletini” në Shkodër po i rikthehet qytetarëve.
Pas prishjes së objekteve...
OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh
Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur...
Generation Voyage: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur
Shqipëria, një vend i vogël ballkanik, është një destinacion turistik plot me thesare. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth historisë së vendit të...
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe/ Analiza e BBC: Hijet e së shkuarës vijojnë, por...
Një grumbullim i madh ushtarak amerikan në Karaibe, i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald Ford, ka ngritur paralela me...
Ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë/ Rama ndan pamje: Do përfshihen...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se...




















