Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur në konferencë për media ku u prezantua armatimi i kapur afër Banjskës në Zveçan.Sveçla ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente që dëshmojnë përfshirjen e kriminelit Milan Radojiçiç në këtë sulm terrorist.“Në objektet brenda dhe në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta e dokumente janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por organizim terrorist të udhëzuar nga Beogradi. Edhe nga ekspertë vendorë e të huaj është konstatuar se për këtë organizim duhen përgatitje disa muaj. Pra nuk ka qenë diçka ad-hoc. Në këto materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiçi, që dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë aksion. Kjo është lista e armëve, apo leje zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radojiçiç”, ka thënë Sveçla.“Policia jonë është ballafaquar me sërë sulmesh të organizuara mirë nga persona të maskuar, nga njësi profesionale e speciale të mbështetura financiarisht e logjististikisht nga Serbia. Ata kanë pasur edhe mjete të renda si auto-blinda me të cilat kanë zhvilluar operacionin e tyre. Falë profesionalizmit të Policisë, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin e zjarrit mes grupit të organizuar dhe policisë, kanë mbetur tre të vrarë nga ta të gjithë me uniforma e me pajisje, dhe janë arrestuar dy të tjerë. Dhe katër persona që kanë qenë në rolin e tyre mbështetës në këtë aktivitet. Njëri nga të arrestuarit ka qenë i plagosur, atij i është dhënë ndihma e parë nga policia në terren e pastaj edhe në spitalin e Mitrovicës. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Sipas informatave të deritashme 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë që ata t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës”, ka deklaruar ai
Home Lajme Aktualitet Sveçla: Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë lidhjen e Radojiçiçit me grupin terroristë...
Sveçla: Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë lidhjen e Radojiçiçit me grupin terroristë të Serbisë
PSG hyn në histori, francezët mundin me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale...
Paris Saint-Germain ka hyrë zyrtarisht në histori. Me fitoren ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, klubi parisien kompletoi “sextuple”-n e shumëpritur, një arritje...
Gjermania 50 mld euro për riarmatosjen,shifra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
Komisioni i Buxhetit i Bundestagut miratoi më shumë se 50 miliardë euro në kontrata të prokurimit ushtarak më 17 dhjetor 2025. Vendimi shënon një...
“Do kemi revolta, jo protesta”, Berisha lë të hapur mundësinë për përjashtimin e Salianjit:...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajt këtë të mërkurë, kryetari i kësaj force politike Sali Berisha doli...
Siria njeh Kosovën pas rrëzimit të regjimit të Assadit
Lufta që shpërtheu në Siri në vitin 2011 nuk mbeti një krizë e largët për Kosovën. Ajo u shndërrua shpejt në një sfidë konkrete...
Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK!
Nga Ylli Pata
Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e...
Mero Baze: Suel Çela, një “mit” në dispozicion të Berishës
Duke folur para Këshillit të mbetur Kombëtar në PD, Berisha po shpjegonte sot disa ngjarje të pretenduara kriminale me pengmarrje nga qeveria, që të...
Zelensky: Vazhdimi i luftës vitin tjetër është i pakuptimtë, Ukraina ka mbështetje
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve evropianë të tregojnë mbështetjen e tyre për Kievin dhe t’i dërgojnë një sinjal të qartë Moskës...
Starmer: Abramovich-it të ‘paguajë tani’ viktimat e Ukrainës ose të përballet me gjykatën
Kryeministri britanik Keir Starmer paraljmëroi sot se oligarku rus Roman Abramoviç duhet të "paguajë tani" viktimat e luftës në Ukrainë ose do të përballet...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Dhjetor 2025
Dashi
Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe...
Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare
Nga Eduard Zaloshnja
Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77%...




















