Autoritetet hidrometeorologjike njoftojnë se gjatë periudhës 17–23 Nëntor, në basenin e lumit Drin priten reshje të dendura, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor. Zhvillimet më të forta priten kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Sipas të dhënave, reshjet e pritshme mund të arrijnë: Fierzë: 150–200 mm, Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH bën me dije se po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët e zonave përreth për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me reshje intensive.