FIFA ka përcaktuar të plota oraret, datat dhe stadiumet në të cilat do zhvillohet Kupa e Botës 2026 për secilin nga 12 grupet, sipas shortit të mbajtur të premten në Washington.
Shqipëria dhe Kosova kanë shansin që të marrin një biletë për në finalet e mëdha nga play-off-i i zonës UEFA, i cili zhvillohet në fundin e marsit 2026.
Shqipëria – Nëse kalon Poloninë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesen e çiftit Ukrainë – Suedi, kombëtarja shqiptare e futbollit do vendoset në Grupin F të finaleve të Kupës së Botës 2026. Rivalë për tanët do jenë (gjithmonë nëse kalon) emra si Holanda, Japonia dhe Tunizia.




















