Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy, ishin sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë.
Gjatë takimit bilateral, Presidentja Osmani theksoi synimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, duke vlerësuar rolin e Hungarisë si një partner i rëndësishëm për Kosovën. Presidentja u shpreh se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore.

“Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.
Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, shkruan Osmani.