Shtatë vjet te Ferrari është një statistikë jo zyrtare që konfirmon rregullin për Charles Leclerc dhe që ka të bëjë me vitet me shifra çift dhe tek dhe duke parë se po hyjmë në vitin 2026, tifozët e Ferrarit, sidomos ata më supersticiozët, shohin dritë shprese për rezultate më të larta në Botërorin e Formula 1.
Në 5 vitet e fundit, Leclerc ka dhënë gjithnjë më të mirën e tij dhe bashkë me të edhe makina që ai ka drejtuar në vitet me numër çift, ndërkohë që ka zhgënjyer në ato me numra tek; i shtati në 2021, nënkampion bote në 2022. I 5 në 2023, në podium në 2024, në vendin e tretë dhe përsëri i pesti në botërorin e këtij viti.
Por jo vetëm kaq. Kjo statistikë përfshin edhe fitoret; 3 fitore në 2022 dhe 2024 për Leclerc dhe asnjë në 2023 dhe 2025. Llogarisë finale i mungojnë 2 fitoret e para të karrierës së Leclerc të regjistruara në vitin e debutimit të tij me Kokëkuqen më 2019, një vit me numër tek që bën përjashtim dhe në 2018 kur debutoi në kampionatin e Formula 1 me Sauber.
Duke u kthyer në aktualitet, 2026 është një vit me numër çift dhe duket si një ogur i mirë për Kokëkuqen italiane. Por padyshim që në këtë pikë duhet shumë më shumë. Në pritje të të dhënave nga makina e re, mund të shtohet se Leclerc e ka pasur rezultatin e tij më të mirë, vendi i dytë pas Verstappen, 4 vite më parë; edhe atëherë ka pasur një rregullore teknike, sic do të ndodhë vitin tjetër.




















