Partia Demokratike po përballet me një periudhë të vështirë brenda strukturave të saj drejtuese. Zhvillimet e fundit, kanë treguar një mungesë koordinimi dhe konsensusi mes anëtarëve të grupit parlamentar.

Gazetari Klodian Tomorri vë në dukje faktin se ku ka “përfunduar” kjo forcë politikë, duke krahasuar Partinë Demokratike në kohën kur pjesë e saj ishin Ridvan Bode, Majlinda Bregu e Genc Ruli dhe PD-në e sotme, e cila fajëson Ramën për firmat që ata vetë hedhin.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Problemi eshte se kaluam nga PD-ja e Ridvan Bodes, Genc Rulit, Majlinda Bregut, Flor Mimes, Selami Xhepes etj etj, tek PD-ja ku gjithe grupi Parlamentar thote na genjeu Rama per te firmosur.

Ajo qe i tha Cim Peka, Berishes per diferencen e madhe intelektuale nuk eshte e vertete vetem per dyshin, por eshte e vertete kapilarisht per te gjithe strukturen drejtuese te Partise.

Dhe deficiti intelektual ne eliten e PD-se eshte bere strukturor. Pra nuk eshte thjesht qe ka ca kokrra qe edhe s’kuptojne shume, por qe s’prishin pune ne panoramen e madhe.

Deficitet strukturore jane shume te veshtira per t’u crrenjosur. Ne cdo fushe. Nga ajo fiskale deri tek dija.

Une nuk e dija, por nje mik po me thoshte dje qe Ledi Bianku qenka afer PD-se. Tani a kishte ky vend kandidat me te persosur se Ledi Bianku per avokat populli? Po nuk ka. Nuk e gjen dot.

Gjyqtar ne Strasburg, profesionist i jashtezakonshem, pa asnje cen ne integritet.

Te kesh nje aset keshtu dhe te besh ate pacavuren e firmave qe bene keta do te thote qe suficiti i budallekut ne PD eshte ne nivele vetasgjesuese.