Andi Mustafaj, ish-drejtuesi i Brain Gain në PD ka reaguar pas alibive të ngritura nga Berisha dhe deputetët e PD në lidhje me Avokatin e Popullit.
Nëpërmjet një statusi kritik, ai shprehet se efekti i oborrit duhet thyer, ndërsa marrëzia në atë parti duhet të marrë fund.
“Pas kandidatit “apolitik” për Bashkinë e Tiranës, vjen kandidati “pa dashje” për Avokatin e Popullit…
Është e tmerrshme të jesh spektator i pafuqishëm përballë materializimit të ngjarjeve të parashikuara dhe të parashikueshme.
Efekti i oborrit duhet thyer! Marrëzia duhet të marrë fund.” – shkruan Mustafaj në reagimin e tij.




















