Kryedemokrati, Sali Berisha, reagoi pas procesit të zhvilluar dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke deklaruar se procedura ishte në përputhje me Kushtetutën.
Berisha, megjithatë, kritikoi ashpër KLP-në për mënyrën si votoi, duke e quajtur institucionin “mizogjenik”, pasi asnjë anëtar nuk mbështeti të vetmen kandidate femër në garë.
“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota që ishte jashtë kushtetuese e nuk mund të qëndronte asnjë ditë në detyrë. Aty ishte një zonjë që tregon se ajo trupë e KLP është mizogjenike, nuk i dhanë asnjë votë. Në KLP nuk shkoi vetë, e dërgoi komisioni”, tha ai.




















