Gjermania ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror dhe për përpjekje për ndërhyrje në zgjedhje, si dhe ka thirrur ambasadorin rus në takim, raporton BBC.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se inteligjenca ushtarake ruse qëndronte pas një “sulmi kibernetik kundër kontrollit gjerman të trafikut ajror në gusht 2024”.

Zëdhënësi akuzoi gjithashtu Rusinë se tentoi të ndikojë dhe destabilizojë zgjedhjet federale të vendit në shkurt të këtij viti.

Zëdhënësi tha se Gjermania, në koordinim të ngushtë me partnerët e saj evropianë, do të përgjigjet me kundërmasa për ta bërë Rusinë “të paguajë një çmim për veprimet e saj hibride”.