Ekipi i FC Barrikadës vijon paraqitjet fantastike në “Sunday League”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ardit Biba kanë marrë tre pikët e radhës teksa mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur me rezultatin 2 – 0 rivalët e “Tiranës së Re”. Tetë fitore në tetë ndeshje dhe Barrikada mban vendin e dytë por me një ndeshje më pak.
Edhe kjo ndeshje nuk pati shumë histori pasi që nga fillimi në fund “foli” për Barrikadën që kalon në avantazh në minutën e 17′ me anë të futbollistit Gjoka që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë asistin e Rivaldo Bakajt.
Pas një loje të rrjedhëshme dhe dominuese, Barrikada gjen sërish rrugën e rrjetës me Bakajn në minutën e 30′ pas asistit të Mirej Berberit.
Në këtë ndeshje ra në sy paraqitja e shkëlqyer e portierit Susko që edhe këtë javë mbajti rrjetën të paprekur. Meritë për këtë ka edhe mbrojtja ku Neli e Maze luajtën në nivelin e duhur. Gici dhe Çota nga ana tjetër zhvilluan një super paraqitje.
Tekniku Biba aktivizoi në fushën e lojës edhe Lorenc Sallufin i cili tregoi edhe një herë se është gjithmonë gati e në nivelin e duhur për fitoren e skuadrës.
Kështu pas 8 javësh kampionat ekipi i teknikut Ardit Biba vazhdon serinë e sukseseve të njëpasnjëshme në kampionat!
View this post on Instagram




















