Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka thirrur protestë te Kryesia e Kuvendit. Thirrja e Shehaj ka qenë dorëzimi i imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ndërkohë përpara Kryesisë së Kuvendit janë vendosur forca të shumta të policisë.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit, kryeministri Rama mbërriti në Kryeministri, ku do të zhvillohet mbledhje qeverie.