Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të futet në ambientin ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, për imunitetin e Belinda Ballukut.
Ai nuk është lejuar që të futet nga Garda, pasi kjo mbledhje bëhet me dyer të mbyllura në prezencë të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të çështjes, për shkak të sekretit hetimor dhe ndjeshmërisë që ka dosja.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit ku po mbahet mbledhja e Këshillit, janë grumbulluar në protestë dhjetëra aktivistë të kësaj partie.




















