Sipas relacionit të SPAK dërguar Kuvendit të Shqipërisë, ndaj zëvendëskryeministres , Belinda Balluku, duhet kërkuar një masë më e rëndë, për shkak se situate penale është rënduar, duke qenë se ajo dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.
Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra.
Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.
“Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:
‘Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncesioni;
Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjate këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vete kjo shtetase Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure et Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;




















