Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, ku si pasojë ka humbur jetën.

Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit, kur pak pas orës 22:00 i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga apartamenti.

Sipas informacioneve, apartamenti ishte me qira afatshkurtër.

Një ambulancë e EKAB-it shkoi menjëherë në vendngjarje, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, hetimet paraprake për incidentin janë ndërmarrë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Kullës së Bardhë.