Javët e fundit kanë qenë impenjative për Elhaida Danin. Pasi mori përsipër për herë të dytë realizimin e festivalit të fundvitit, ajo ka publikuar edhe projektin e saj të ri në muzikë. Por duket se i gjithë interesi ka shkuar për jetën e saj private dhe lidhjen me Ledjanin. Një veprim i thjeshtë në rrjetet sociale mjaftoi që emrat e Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt të riktheheshin në qendër të vëmendjes.
Heqja e “follow”-it në “Instagram” u interpretua menjëherë nga ndjekësit si shenjë krize, duke hapur rrugë për thashetheme dhe tituj që flisnin për një ndarje të mundshme. Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Megjithatë, sipas burimeve pranë çiftit, këto spekulime nuk kanë asnjë bazë. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdon pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua ditët e fundit.
Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e kaluar, gjatë Festivalit të Këngës në RTSH. Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj. Ky gjest u lexua nga publiku si një përgjigje e heshtur ndaj thashethemeve. Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani është drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës, një rol që kërkon përkushtim maksimal dhe angazhim të vazhdueshëm. Në këtë periudhë intensive profesionale, mbështetja e partnerit duket se ka qenë konstante. Por teksa fansat e çiftit u lumturuan nga imazhet e dyshes së bashku, pati edhe nga ata që ngritën disa pyetje rreth heqjes nga lista e ndjekësve ishte për vëmendje apo një debat i vogël mes çiftit shkruan Panorama Plus.
Kujtojmë se shpeshherë të famshmit ‘luajnë’ me ndjekësit duke ngritur dyshimet rreth ndonjë ndarjeje, por nuk e dimë nëse ky është rasti i Elhaidës dhe balerinit. Kujtojmë që në intervistat e fundit, këngëtarja ka folur plot dashuri për partnerin e saj, duke na zbuluar se lidhja është në ditët e tyre më të mira. Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.




















