Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli nuk u zhvillua sot për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë së dendur të mjegullës, e cila e bëri të pamundur zhvillimin normal të takimit në stadiumin e Peshkopisë.
FSHF bën me dije se ndeshja do të luhet nesër në orën 12:00 në të njëjtën fushë. Nga pamjet duket qartë se kushtet kanë qenë të pamundura, paçka se futbollistët kanë bërë nxehmjen.
Si Korabi ashtu edhe Burreli kanë nga 20 pikë në renditje dhe kërkojnë maksimumin në raundin e 17-të.




















