Lore, këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore do të jetë banorja më e re e Big Brother VIP 5.
E lindur në vitin 1996, ajo ka ndërtuar një emër në skenën e muzikës pop shqiptare falë zërit të saj të veçantë dhe shprehjes artistike plot ndjenjë.
U bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj të ëmbël dhe unik. Trajner: Elton Deda.
Lore thotë se vlerëson integritetin artistik mbi suksesin komercial, duke refuzuar presionin për të ndryshuar stilin e saj për klikime apo shikueshmëri.
Lore është një nga artistet e reja më premtuese në Shqipëri.
Modelet e saj artistike: Lana del Rey dhe Billie Eilish.
Ka një lidhje të fortë me vëllain, të cilin e pyet për çdo gjë.
Është në një lidhje, profilin e të cilit nuk dëshiron ta bëjë publik.


















