Ish-deputeti socialist, Pedro Koçi, deklaroi në Top Story opozita me në krye Sali Berishën është fat për Edi Ramën.

“Në çdo rast kur SPAK ose organet e drejtësisë kanë kërkuar leje nga kuvendi për masa të ndryshme sigurimi kjo ka ndodhur. Ky ka qenë angazhim i përhershëm politik. Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion.

Nuk mendoj që është situata më e vështirë e PS-së. Sali Berisha është bingo e Edi Ramës, ai përfaqëson një opozitë që është i kompromentuar. Ai është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai mbetet i njollosur.

Në momentin që u shpall akuza ndaj ministres Balluku ajo duhet të ishte pezulluar ose shkarkuar. Ne e kemi parë që në përgjithësi gjinia femërore është trajtuar më ndryshe nga SPAK”, tha ish-deputeti socialist, Petro Koçi.