Analisti Roland Bejko thotë se protesta e PD e thirrur nga Sali Berisha, nuk prodhoi asgjë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD ndodhet në situatë kaotike.
Bejko shtoi se kush ka mendim ndryshe, cilësohet si njeri që po i shërben kryeministrit Edi Rama.
“PD është në një situatë kaotike. Nuk është hera e parë. I mungon qartësia, nuk di çfarë të bëjë. Kemi parasysh, protestën e thirri si finale. Ku përfundoi kjo protestë? Përfundoi me një shëtitje të zotit Berisha. shtë kaotike. Në fillim u duk sikur e paragjykuam, thamë që Sali Berisha, këtë protestë e bën për të shuar dy lëvizje. Ai e mori partinë për ta pasur pronë private. Zoti Berisha, e kuptoj pse e ka botuar atë libër. E ka botuar, sepse tezën e parë e ka pasur, nuk largohem nga partia. Këta janë mësuar të mbështeten te propaganda. Berishistët brenda PD thonë, kush do të bëjë analizën, i shërben Ramës. Kush ka mendim ndryshe, i shërben Edi Ramës. Berisha është konsumuar, nuk është në kohën e vet. Sot ka shumë akuza, i shpallur non grata”, theksoi ai.


















