Edhe pse sot janë rivalë në skuadra të ndryshme dhe të përfshirë në garën për Champions League, miqësia mes Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimit mbetet e pathyeshme. Për dy vite ata ndanë fushën dhe dhomat e zhveshjes te PSG, teksa vazhdojnë të tregojnë respekt për njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së rrugëve sportive.
Gjatë ndeshjes së Kupës së Afrikës mes Marokut dhe Malit (1-1), kamerat e stadiumit kapën sulmuesin e Real Madridit në tribuna, ku kishte shkuar për të mbështetur nga afër Hakimin. Mbappe u shfaq në ekranin e madh duke buzëqeshur dhe duke mbajtur veshur fanellën me numrin 2, atë të mbrojtësit maroken.
Një gjest simbolik, por domethënës, që u prit me duartrokitje nga tifozët e pranishëm. Edhe pse Hakimi e nisi takimin nga stoli, mbështetja e “KM10” ishte e dukshme dhe konfirmoi se miqësia mes dy futbollistëve vazhdon përtej rivalitetit dhe fanellave të ndryshme.




















