Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shkodër, për takimin e tij të radhës me bazën demokrate në kuadër të turit të tij që ka shkaktuar “trazira” brenda partisë.

Në fjalën e tij, ai iu përgjigj Partisë Demokratike për mesazhin e dërguar demokratëve që të mos shkojnë në takimin e tij. Një koment bëri edhe për akuzat se takimin ia organizoi Benet Beci.

“Ky mesazh vjen në emër të PD dhe që bën thirrje që takimet organizohen nga Benet Beci në rastin e Shkodrës nga një numër që paguhet nga PD, edhe nga ju dhe ne. Sms më fundit më 19 mars. Nuk iu kanë uruar as për Krishtlindje, as Bajram, as për ndonjë sms kundër qeverisë, por ju bëjnë thirrje që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Që duan dhe i janë qepur kolltuqeve dhe karrigeve për t’i mbajtur me forcë. Sic po e shihni, s’po ia dalin dhe nuk do t’ja dalin dot.

Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por ish- drejtor i emëruar prej PD dhe i mbajtur me pekule e gjak në institucionet më të rëndësishme. Këtë jemi duke thënë në cdo cep, anë e qytet që gabimet që ka bërë PD kanë bërë që PD të jetë në këtë gjendje, që është për shkak të emërimeve të padrejta, mospromovimit, dhe emërimeve nepotike dhe lidhjeve familjare, sic është Beci, që nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë që ta përmendin

Rrogëtarët e PD nuk iu njohin, nuk duan të shohin sallat plot që mbushen prej pakënaqësisë që ka cdo demokrat, dhe meritën që i takon dhe rregullat e lojës që i kërkon të përcaktuara, merren edhe hidhen në kosh të plehrave.

E dini që kolltukovagët të fiksuar pas karriges mendojnë se na bëjnë presion duke thënë 1 mijë çudira sic keni parë nëpër mesazhe. Presionin nuk e njoh. Nuk më ka bërë presion as Edi Rama edhe në burg. Shumica e njerëzve që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve sillen si tigra, e kanë gabim. Nuk të bën rroga e privilegjet. Më tha një mik “më mirë disa beteja edhe nëse humbin të humben me miq sesa të fitohen me të paburra” tha ai.