Edhe tre muaj na ndajnë nga sfida e shumëpritur për të gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për përballjen e parë në “play off” për Kupën e Botës 2026 kundër Polonisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN” Vasil Ruci ka dhënë formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët. Ish-lojtari i njohur i Flamurtarit ka lënë jashtë 11-shes Asllanin, pasi kërkon një mesfushë me tre kontrollorë, ndërsa në sulm përzgjedh Hoxhën, Brojën dhe Mehmetin si një “10”-sh i fshehur.
“Lajmin më të mirë do ta jap unë tani. Me nuhatjen timë unë ju them një gjë: ‘Në ndeshjen me Poloninë Levandovski do të jetë lojtari më i dobët’ në fushë. Arsyen e them unë tani. Deri në ndeshjen me Poloninë ai do t’i bëjë a s’do t’i bëjë 2 a 3 ndeshje. Nuk do të jetë më pjesë e formacionit të Barcelonës. Edhe Muçi, edhe Broja, e rëndësishme është që deri atëherë Broja këmbët e tij t’i çojë në mendje. Ndërsa për Muçin, kjo është periudha më e bukur e tij. Padyshim që të dy i duhen ekipit. Nëse Broja do të luajë dhe do të arrijë të shënojë, do të jetë një ndihmë e madhe për ne.
A mund të luajnë të dy? Jo, të dy jo. Sidomos me polakët, jo. A do të jetë formacioni kundër Polonisë ai që fitoi kundër Serbisë? Unë do të preferoja Brojën dhe Hoxhën në krahë dhe djali që luan në Angli të luajë si një 10-sh i fshehtë, si dhe 3 kontrollorë: Laçi, Shehu dhe Ramadani. Pa Asllanin në atë ndeshje”, ka thënë Vasil Ruci.




















