Milani mundi Veronën 3-0 në javën eshtatëmbëdhjetë të Serie A, duke e lënë pas performancën e dobët në Superkupën e Italisë dhe duke u rikthyer te fitoret në San Siro pasi barazuan në ndeshjen e tyre të fundit.

Pas një pjese të parë të vështirë, me Verdheblutë që e kontrollonin lojën pavarësisht se nuk kishin vështirësi, Kuqezinjtë arritën të zhbllokonin erezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë me devijimin fitues të Pulisiç.

Pas pjesës së parë, Nkunku doli në qendër të vëmendjes me dy golat e tij të parë në Serie A midis minutave të 48-të dhe 53-të. Të parin francezi e shënoi me penallti pasi e kishte fituar vetë, pastaj ai ishte më i shpejti për të dërguar një top të devijuar nga Montipò në shtyllë pas një gjuajtjeje të Modric, duke shënuar kështu golin e dytë të tijin në këtë ndeshje dhe të tretin për të çuar rezultatin në 3-0 aq sa përfundoi më pas edhe i gjithë takimi.