Edhe pse nuk është larg objektivit të madh mund të thuhet se Cristiano Ronaldo do të jetë protagonist i futbollit të luajtur edhe për pak.
Sipas vetë portugezit, i cili ishte protagonist këtë javë me dy gola të shënuar për Al Nassr, data e tërheqjes nga futbolli i luajtur nuk është fiksuar ende.
“Është e vështirë që të vazhdoj të luaj edhe në këtë moshë, por futbolli është pasioni im i madh. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj në Lindje të Mesme apo në Europë. E dini se kush është objektivi im? Dua që të shënoj gola të arrij numrin e golave që të gjithë e dini. Dua që të shënoj 1000 gola”, tha Cristiano Ronaldo, im cili ka shënuar 972 gola në karrierë.




















