Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, duke i cilësuar ato si një proces të zhvilluar me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare.
Në një mesazh urimi, Spiropali ka përgëzuar popullin e Kosovës për standardet demokratike të treguara, duke theksuar se procesi zgjedhor është një shprehje e pjekurisë demokratike që e bën krenare mbarë kombin shqiptar.
Ajo ka uruar gjithashtu Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe ka vlerësuar të gjithë spektrin politik për fushatën dhe standardet e treguara.
“Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër dhe një zë, në rrugën europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi”, ka deklaruar Spiropali.




















