Trajneri Mauricio Sarri i është nënshtruar një operacioni në zemër. Klubi i Lacios tregon se tekniku italian do të jetë i gatshëm, që do të bashkohet me skuadrën në ditët e ardhshme.

“Lacio njofton se trajneri Mauricio Sarri, pas konstatimit të një fibrilacioni atrial, i është nënshtruar në Poliklinikën Tor Vergata një ndërhyrjeje ablacioni transkateter me teknologji PFA.
Ndërhyrja, e kryer nga profesori Andrea Natale, pionier në nivel ndërkombëtar dhe me mbi 30 vjet përvojë në trajtimin e kësaj patologjie, u zhvillua me sukses. Në ndërhyrje ishte i pranishëm edhe mjeku i Lacios, doktor Italo Leo.