Robert Levandovski ka folur hapur për vështirësitë që ka pasur këtë sezon dhe të ardhmen te Barcelona. Por, sulmuesi polak u ndal edhe te ndeshjet e marsit, ku Polonia e tij do të përballet me Shqipërinë në Varshavë për një vend në Botëror dhe vetë Levandovski, e pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë.
SEZONI- E fillova me vështirësi. Pata dy lëndime dhe ishte e vështirë të rifilloja, por tani na presin shumë ndeshje në janar, shkurt dhe mars deri në fund të sezonit. Jam i përgatitur mendërisht që në këtë pjesën e dytë të sezonit, duhet të jem fizikisht i gatshëm, të bëj gjithçka të mundur për të shmangur lëndimet dhe të jap më të mirën time.




















