Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të mëngjesit të sotëm, në ditën e parë të vitit, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë, në Peqin. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë punuar për normalizimin e qarkullimit, i cili për disa minuta ka qenë i vështirësuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.