“Qeveria teknike do të mbështetet nga të gjitha palët.” – u shpreh ditën e sotme, mes të tjerash, kreu I PD-së, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij me ndjekësit online, kryedemokrati përsëriti disa here nevojën e një qeverie teknike, të cilën ai dhe opozita do ta mbështesin.
Mirëpo, pyetja që shtrohet është: Për çfarë qeverie teknike e ka fjalën Sali Berisha në një kohë që ai nuk ka as popullin me vete as numrat e duhur me të cilët mund të bllokonte mazhorancën dhe t’i bënte presion qeverisë së Kryeministrit Rama.
Nëse hedh një syn ga tubimet e Berishës, ato janë bosh, ku thërret qameti për nga pjesëmarrja, ndërkohë që opozita e tij në PArlament është me e tkurrur se asnjëherë më parë.
Në këto kushte, kreut të PD-së nuk i ngelet gjë tjetër, vetëm se të krijojë vetë një qeveri teknike virtuale, drejtues i të cilës të vetëshpallet.




















