Ish-kreu i PD-së në Kukës, doktori i njohur Admir Sinamati, nëpërmjet një reagimi publik ka bërë të ditur arsyet e refuzimit të tij të ftesës për të marrë pjesë në përvjetorin e degës lokale të PD-së.

Sipas ish-drejtuesit demokrat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka orkestruar në mënyrë bolshevike dhe ka finalizuar përjashtimin e tij nga gara e primareve në Partinë Demokratike.

Mesazhi

Letër e hapur

Drejtuar demokratëve të Kukësit

… shkruar në emër të dinjitetit njerëzor

Lidhur me mospraninë time në aktivitetin përkujtimor të 35-vjetorit të themelimit dhe 4 vjetorit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Dega Kukës

Të nderuar demokratë kuksianë,

mosprania ime sot mes jush në aktivitetin përkujtimor të 5 Janarit të viteve 1991 dhe 2022 përbën një qëndrim të ndërgjegjshëm politik dhe institucional, i bindur se kështu ju respektoj JU, mbroj Statutin, aktet organike dhe parimet themeluese të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike.

Për vetë faktin se kam ushtruar funksionin e Kryetarit të PD Dega Kukës dhe për arsye se kam qenë aktivist rithemelues i kësaj dege në periudhën 2021-2022, në një moment krucial të ekzistencës së Partisë Demokratike; e ndjej përgjegjësi morale dhe institucionale për të reaguar ndaj çdo praktike që bie ndesh me interesat e anëtarësisë, fyen formimin tim intelektual e politik, godet normat statutore dhe frymën e organizimit demokratik të PD.

Para dy ditësh më është përcjellë një ftesë zyrtare, nëpërmjet Sekretarit të Degës, e hartuar nga Kryetari aktual i PD Dega Kukës. Kjo ftesë vjen nga i njëjti drejtues lokal që ka artikuluar publikisht qëndrime dhe deklarata të hartuara në Tiranë kundër meje, të cilat janë përdorur si bazë politike dhe procedurale për përjashtimin tim nga e drejta për të marrë pjesë në procesin e primareve për deputet të vitit 2025.

Ky përjashtim u orkestrua dhe finalizua me zell bolshevik nga Flamur Noka – sekretar i përgjithshëm i PD pavarsisht se ishte në kundërshtim me:

-parimin e barazisë së anëtarëve në ushtrimin e të drejtave statutore (Kapitulli mbi Anëtarësinë);