Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot në mbledhjen e kryesisë djegien e tregut tek “5 Maji”.
Në fjalimin e tij Berisha u shpreh:
“Është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj.
Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin, digjen 2000 biznese në mes të Tiranës.
Mijëra qytetarë humbasin bukën e gojës. Qindra mijëra shqiptarë që visheshin te ai treg, tani nuk kanë mundësi që të blejnë rroba. Mafia e kokainës, e drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, deklaroi Berisha. (TemA)




















