Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ai nuk ka qenë kurrë i përfshirë në afera korruptive dhe shpërdorim detyre, duke përgënjeshtruar kështu akuzat e SPAK të ngritura ndaj tij.
Përmes një letre të lexuar në konferencën e sotme për shtyp nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, Meta është shprehur se vajza e tij ka siguruar një analizë financiare, ku përllogariten të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që nga viti 1995 deri në vitin 2023.
“”
Sipas Metës, të ardhurat e tij gjatë këtyre viteve janë rreth 87 milionë lekë të reja.
“Lidhur me akuzat Cez-Dia dua të theksoj se kjo çështje është hetuar dy herë dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im aty. Po kështu çështja Cez-Dia është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim, pasi dëmi për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milionë euro, ndërkohë që shtetasit Kastriot Ismaili i janë sekuestruar 4 milionë euro në vitin 2014. Po kështu, dëshmitë e z.Hesek në Prokurorinë e Tiranës janë tregojnë qartë sesi është përzgjedhur DIA. Po kështu janë të qarta edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA, për të fituar besimin e bordit.
Lidhur me akuzën për lobimet dua t’ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan. Ne do të publikojmë kontratën dhe letëporositë, për të zbuluar të vërtetën.
Lidhur me çështjen e pasurisë, dua të theksoj se akuzat e prokurorëve janë të pavërteta dhe të bazuara në falsifikim. Vajza ka siguruar ekspertizën financiare që vërteton se pasuritë e mia gjatë këtyre viteve (1995-2023) janë 87 milionë lekë të reja. Ky hetim ndaj meje ka rezultat të qartë, 0 qindarkë e paligjshme nga unë dhe 0 metër katror e paligjshme. Nëse keni dyshime, mund të vini t’ju jap sqarime në burgun 313. Edhe në Rusi lejohet që të intervisohen politikanët e burgosur, prandaj nuk përbën asnjë lloj problem”, thuhej në letrën e Metës, të lexuar nga Blushi.




















