Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Lexo.al ka zbardhur agjendën e mbledhjes, e cila do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas do të flasë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.
Pas tyre, fjalën do ta kenë kryetarët e komisioneve, të cilët do të kenë nga 10 minuta secili për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.
Një fjalë do të ketë edhe sekretari i grupit, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit.
Në fund, për konkluzionet, do të flasin kryetari i grupit Taulant Balla dhe kryeministri Rama. Mbledhja pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
Kjo mbledhje vjen vetëm tre ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar më 19 janar.




















