Materiale hetimore dhe informacione rreth ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Damian Gjknurit, Klodjan Allajbeu, fotografi me kallëpe floriri deri tek kontrolle në banesën e Franc Çojpjas.

Materiale hetimore dhe informacione rreth ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Damian Gjknurit, Klodjan Allajbeu, fotografi me kallëpe floriri deri tek kontrolle në banesën e Franc Çojpjas

Këto janë disa nga shkresat e përftuara nga hakërimi i kompjuterëve të tre prokurorëve të SPAK që sic dëshmon I akuzuari Zambak Gjoni ju përcollën nga hakeruesi Arnold Rrokaj pak orë përpara se ndërhyrja të zbulohej ngaqë një gazetari që ju përcollën dokumentet informoi në 12 mars 2025 ish kryeprokurorin Altin Dumani.

Në dosjen e dorëzuar gjykatës ku SPAK thotë se hyrja e paautorizuar u krye në formën e grupit kriminal janë në akuzë Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe zambak gjoni. Ky I fundit rrëfen se miku i tij Rrokaj i kishte nisur në whatsapp edhe letër porosi drejt Austrisë por edhe një link që nuk hapej mbi bisedat e përftuara nga aplikacioni sky ecc.

Gjoni insiston se i delegoi informacionet tek miq me të cilët fliste rreth aktualitetit në Shqipëri dhe një ndër ta edhe ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili. Por SPAK e konsideron përfitimin e të dhënave si të koordinuar dhe për këtë sillet një bisedë ku kërkohen të dhëna edhe për Ulsi Manjën, për të cilin ish zyrtari i burgjeve përgjigjet, do ishte e hatashme.

Arnold Rrokaj ka insistuar se hyri në faqen e SPAK i shtyrë nga kurioziteti dhe se sipas tij duke provuar fjalëkalimet ka thyer e-mailet e tre prokurorëve që kishin email me password ‘SPAK 2019’
Por hakerimi mbeti vetëm te tre prokurorët ndërsa bien premtimi i hakeruesit që i shkruan Zambak Gjonit ‘Shumë shpejt Klod Brahon’, raporton gazetarja Anila Hoxha.