Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte në një mbledhje me dyer të mbyllura grupin parlamentar socialist, së bashku me kabintetin qeveritar.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve kjo mbledhje, raporton atë çfarë ka deklaruar deri më tani kryesocialisti Edi Rama.
E gjithë fjala e tij ka pasur në fokus procesin e integrimit europian. Po ashtu, Rama është ndalur në rëndësinë që merr roli i parlamentit në mbylljen e grup kapitujve me BE.




















