E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit.
SPORT
Futboll Kombëtarja Kryesore Legjionarët Sport Të Fundit Tregu i Futbollit
E papritur! Rey Manaj transferohet në Kinë, ja sa do të përfitojë
15/01/2026 17:09
E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit.
Ndeshja e fundit në kampionatin Saudit, ku në një ndeshje përballë Al Bataeh ka tentuar të bëjë diçka për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja por pa sukses. Edhe goli që shënoi i cili barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 u anullua nga arbitri për pozicion të parregullt.
Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë dhe pritet të transferohet tek skuadra e Zhejiang Professional FC. Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare dhe për një shumë prej 4 mln eurosh që do të përfitojë futbollisti kuqezi.
Gjithësesi pritet që zyrtarizimi të publikohet së shpejti.




















